Në Pejë është arrestuar një mashkull kosovar për dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar nga policia, ndërsa prokurori ka vendosur që çështja të vazhdojë në procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv.
''Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.