Policia ka arritur ta kapë njërin prej të dyshuarve për rrahjen e cila ndodhi dje në Istog rreth orës 16:00.
Derisa edhe një prej të dyshuarve të përfshirë në rast i njohur për policinë, vazhdon të jetë në arrati.
Rreth ngjarjes së djeshme ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Njëra nga personat e përfshirë në rrahje, kishte pësuar lëndime trupore nga sëpata dhe i njëjti ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Rreth 'hallakamës' në qytetin e Istog, organet e rendit kanë dhënë detaje përmes komunikatës.
"Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar", thuhet në njoftim.
Po ashtu Klankosova.tv ju sjell pamjet nga incidenti i djeshëm.
https://klankosova.tv/pamje-nga-perleshja-brutale-ne-istog-u-perdor-edhe-sepata-njeri-u-be-per-spital/
https://klankosova.tv/rrahje-me-sepate-ne-istog-nje-person-behet-per-spital1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.