Policia është deklaruar për përleshjen e mbrëmshme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, ku sipas burimeve të Klankosova.tv, shkaku i kësaj ishte një konflikt mes fqinjëve që ka eskaluar në rrahje.
Sipas të njëjtit burim, fqinji dyshohet se ia ka ngacmuar vajzën fqinjit tjetër, ndërsa babai i vajzës e ka harrur të njëjtin.
Ndërsa zëdhënësi i policisë për në Prishtinë, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se pesë persona janë shoqëruar në polici, derisa dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa në koordinim me prokurorin 2 nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
https://klankosova.tv/incident-ne-dardani-dyshimet-e-para-policia-dhe-ambulanca-ne-vendngjarje1111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.