Beteja e Koshares është një nga ngjarjet më të lavdishme të luftës për lirinë e Kosovës.
Musa Dragaj, komandant për mobilizim, kujton se çdo luftëtar që iu bashkua betejës kaloi përmes duarve të tij, raporton Klan Kosova.
Ai shpjegon se qëllimi kryesor ishte hapja e një korridori për kalimin e armëve dhe forcimin e vijës së frontit.
Fadil Hadërgjonaj, ish-komandant, thekson kushtet e vështira klimatike.
Me gjithë vështirësitë, lufta për liri vazhdoi dhe dorëzimi nuk ishte opsion.
Beteja e Koshares mbetet një simbol i sakrificës, me 114 dëshmorë, mes të cilëve figura kyçe si Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Abaz Thaçi.
Detajet i gjeni në kronikën vijuese:
https://www.youtube.com/watch?v=gKiLDBIDCUw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.