Arieta Hajdari, familja e së cilës ishte përzgjedhur për ta takuar Mbretëreshën Elizabeth II, gjatë kohës së luftës së Kosovës, kishte ëndërruar se kur do ta shoh mbretëreshën, ajo do ta ketë kurorën në kokë.
Por, ajo u befasua kur pasi 73 vjeçarja u shfaq ndryshe, krejt e thjeshtë nga ajo që priste e reja kosovare, njofton Klan Kosova.
Familja nga Livoqi i Gjilani dhe një tjetër nga Gllogjani, të ikur nga lufta e 1999-ës, me kërkesë të Mbretëreshës qëndruan gjatë gjithë ditës në Kështjellën Mbretërore të Ulverston, ku iu servua edhe drekë.
Rëndësinë e këtij takimi Arieta 13 vjeçare e kuptoi tek pasi u kthye në kamp. Aty u prit edhe vetë si një princeshë, ku të gjithë kërkonin të ja puthnin dorën e prekur nga Mbretëresha.
Ajo mban mend që bashkë me vëllanë, ishin shoqëruar nga Elizabeth II edhe te këndi lojërave të Pallatit.
Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës e mërziti kosovaren derisa ia ktheu kujtesën e përjetimit më të veçantë të jetës saj, 23 vjet më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=pIVzWCpIvts&t=3s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.