Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar, lidhur me rrëmbimin e një burri mbrëmjen e 19 shtatorit në Veternik.
Sipas Policisë, nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Më 20 shtator policia kishte njoftuar se lidhur me rastin ishin arrestuar dy të dyshuar, derisa një person i tretë gjendej në arrati.
https://klankosova.tv/veternik-arrestohen-dy-burra-rrembyen-nje-tjeter-dhe-perdoren-force-ndaj-tij/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.