Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19, ku deri tani kanë raportuar të paktën 14 milionë e 949 mijë e 299 raste të koronavirusit, duke përfshirë të paktën 283 mijë e 703 viktima, sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins.
Të hënën, Johns Hopkins raportoi 192 mijë 299 raste të reja dhe 1 mijë e 404 vdekje shtesë në Amerikë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.