Stafi i njërës nga qendrat më të mëdha të vaksinimit kundër COVID-19 në Bukuresht, Rumani, ka ndërtuar një pemë të Krishtlindjes prej tre metrash nga shishet e zbrazëta të vaksinës, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Pema dhe shihet ndriçohen nga dritat me ngjyra, disa prej të cilave janë vendosur brenda 19,000 shisheve të zbrazëta të vaksinave të përdorura. Ideja për të ndërtuar pemën e Krishtlindjes në qendër, ku deri më tani janë vaksinuar 200,000 njerëz, lindi kur u hap në mars të vitit 2021.
Stafi mblodhi shishet dhe filloi ndërtimin e pemës në fillim të nëntorit, jashtë orarit të punës, ndonjëherë duke qëndruar deri në 2 të mëngjesit për ta përfunduar atë.
“Pema që kemi këtu është bërë kryesisht nga shishet e Pfizer që ne i kemi mbledhur që nga 1 marsi i këtij viti kur njerëz u vaksinuan në këtë qendër. Për ta ndërtuar atë, janë përdorur përafërsisht 19 mijë shishe. Niveli më i ulët është bërë me Moderna ndërkaq të tjerat me Johnson & Johnson”, tha Dr.Radu Cristian, koordinator i qendrës së vaksinimit.
Qindra njerëz kanë vdekur çdo ditë për dy muajt e fundit në Rumani, e cila ka qenë ndër më të goditurat nga sulmi aktual i virusit që shpërtheu në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku janë vaksinuar shumë më pak njerëz sesa në Evropën Perëndimore.
Autoritetet kanë ndërmarrë hapa për të ringjallur fushatën e vaksinimit në vend, por deri më tani, vetëm rreth 7.5 milionë njerëz nga popullsia 19 milionëshe e vendit janë vaksinuar plotësisht, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.