Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe nga numri i viktimave nga COVID-19 në mbarë botën.
Sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, të infektuar me COVID-19 janë 13 milionë e 111 mijë e 362 persona dhe 264 mijë e 977 njerëz kanë humbur betejën me virusin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 mijë e 541 raste të reja me koronavirus dhe 119 viktima.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.