Deri tani si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 207 008 persona në mbarë botën teksa numri total i të infektuarve ka shkuar në 2.995.152 njerëz.
Të shëruar nga Covid-19 deri tani janë 881,510 njerëz, transmeton Klan Kosova
Për nga numri i personave të infektuar prin SHBA me 987,322 të infektuar dhe 55,415 viktima.
Spanja raporton 226,629 të infektuar dhe 23,190 viktima.
Italia numëron 197.675 persona të prekur nga koronavirusi dhe 26.644 viktima.
Francë, 162.100 persona të infektuar nga koronavirusi, 22.856 viktima.
Gjermania ka 157,120 persona të prekur me Covid-19 dhe 5,976 viktima. Britania e Madhe raporton 152,840 persona të prekur dhe 20,732 viktima
Kina raporton 82,830 persona të prekur nga koronavirusi, 4,633 viktima.
Teksa Turqia raporton 110,130 persona të prekur dhe 2.805 viktima.
Kujtojmë se virusi u përhap për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.