Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë rezultojnë të infektuar me COVID-19 44,264,425 persona, teksa kanë humbur jetën 1,171,680 pacientë dhe janë shëruar 32,453,839 veta, transmeton Klan Kosova
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9,038,030 të infektuar, 232,084 pacientë të vdekur dhe 5,877,964 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 7,990,322 të prekur, 120,054 viktima dhe 7,259,509 të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 5,440,903 të infektuar, 157,981 të vdekur dhe 4,904,046 të shëruar.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.