Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 65 mijë e 982.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 571 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 450 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 57 mijë e 941 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 292 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 pacientë teksa tre persona humbën jetën.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.