Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë tani është duke u shpërngulur në ndërtesën e re.
Sot për herë të parë është bërë edhe ngritja e flamurit në këtë hapësirë, njofton Klan Kosova.
“Moment krenarie në Ambasadën e re Amerikane në Prishtinë. Ngritet flamuri amerikan për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka njoftuar ambasada në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.