Një shofer është ndëshkuar nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Bazuar në njoftimin e Policisë, kundërvajtësi është identifikuar duke bërë vozitje të rrezikshme në rrugë publike, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, në veçanti të këmbësorëve, transmeton Klankosova.tv.
Pas verifikimit, është konstatuar se i njëjti ka kryer disa kundërvajtje, për çka ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba, përkatësisht për:
-mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vendkalim të shënuar;
-vozitje të rrezikshme; dhe
-drejtim të automjetit pa patentë shofer.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.