Atletët që mbërrijnë në Lojërat Olimpike të Tokios kanë zbuluar diçka të pazakontë në lidhje me shtretërit në fshatin e atletëve: Ata janë bërë prej kartoni.
Disa kanë shpërndarë imazhe në rrjete sociale të kornizave të shtratit, të cilat janë bërë nga kompania japoneze “Airweave” dhe janë të riciklueshme.
Organizatorët thonë se është hera e parë që shtretërit në Lojërat do të bëhen pothuajse tërësisht nga materiale të rinovueshme.
Por në kohën e koronavirusit, kur organizatorët olimpikë janë të shqetësuar për transmetimin e COVID-19 po përpiqen të dekurajojnë kontaktin e ngushtë sa më shumë që të jetë e mundur, kornizat e pazakonta të shtratit kanë bërë që disa të sugjerojnë se ka një motiv tjetër prapa tyre.
Paul Chelimo, një vrapues amerikan, spekuloi në Twitter se shtretërit nuk ishin në gjendje të mbështesnin më shumë se një person dhe "kishin për qëllim shmangien e intimitetit midis atletëve". Shpejt shtretërit po etiketoheshin në rrjete sociale si "anti-seks", raporton New York Times.
https://twitter.com/Paulchelimo/status/1416240846039523331?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1416240846039523331%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.nytimes.com%2F2021%2F07%2F19%2Fworld%2Fasia%2Ftokyo-olympics-anti-sex-beds-cardboard.html
Rhys McClenaghan, një altet i gjimnastikës nga Irlanda, e quajti pretendimin "lajm i rrem". Një video që ai postoi në Tëitter e tregoi atë duke kërcyer në shtratin e tij për të demonstruar se ajo mund t'i rezistonte një aktiviteti të fuqishëm. Llogaria zyrtare e Olimpiadës në Twitter ribotoi videon e McClenaghan, duke shtuar: "Faleminderit që e rrëzove mitin".
https://twitter.com/McClenaghanRhys/status/1416567768938291203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1416567768938291203%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.nytimes.com%2F2021%2F07%2F19%2Fworld%2Fasia%2Ftokyo-olympics-anti-sex-beds-cardboard.html
Plani për 18 mijë shtretër dhe dyshekë – 8 mijë do të përdoren gjithashtu për Paraolimpiadën duke filluar muajin tjetër - u njoftua para fillimit të pandemisë dhe vendosjes së kufizimeve të distancës sociale, dhe ato janë më të forta se sa duken, përcjell Klankosova.tv.
"Shtretërit e kartonit janë në të vërtetë më të fortë se ai i bërë prej druri ose çeliku," tha “Airweave” në një deklaratë të hënën.
Dyshekët e modularë janë të krijuar për tu përshtatur sportistëve të të gjitha llojeve të trupit, dhe shtretërit mund të mbajnë deri në 199 kilogram, mjaftueshëm edhe për olimpistët më të rëndë.
Por zyrtarët olimpikë ende preferojnë që atletët të flenë vetëm ndërsa janë në Tokio, dhe të qëndrojnë larg njëri-tjetrit gjithashtu kudo tjetër. Një libër udhëzues që përshkruan masat e sigurisë këshillon pjesëmarrësit Olimpikë që "të shmangin format e panevojshme të kontaktit fizik si përqafimet dhe shtrëngimet e duarve".
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.