Një shtyllë elektrike është rrëzuar gjatë ditës së premte në fshatin Lladroviq të Malishevës.
Përmes fotos të dërguar nga lexues të Klankosova.tv, pranë kësaj shtylle shihen fëmijë.
E banorët janë ankuar kjo shtyllë e rrëzuar po rrezikon këta fëmijë.
Ndërkaq si pasojë e paralajmërimeve për stuhi, ekipet e KEDS-it janë mobilizuar dhe gjenden në terrene anë e kënd Kosovës, por rajonet më të prekura mbeten Prizreni, Peja dhe Gjakova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.