Një incident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një kafiteri të Kamenicës.
Bazuar në informacionet zyrtare, një shtetas i Serbisë, kishte sulmuar fizikisht një tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë ka raportuar se deri sa ishte duke qëndruar në një kafiteri, ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull po ashtu shtetas i Serbisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.