Gjiganti telefonik, Apple ka paralajmëruar se në tremujorin e dytë të këtij viti ka arritur një numër rekord të kërkesave për iPhone kurse 47.500.000 është numri i iPhonëve të shitur brenda kësaj periudhe kohore.
Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitin të shkuar shitjet janë rritur për 9%.
Performancat e larta të këtij produkti kanë bërë që ai të jetë i kërkuar kudo në botë.
Fitimet e kompanisë janë rritur për 38%, pra 10.7 milionë dollar, edhe pse shitjet kanë mundur të jenë edhe më të mëdha kjo arsyetohet se njerëzit janë në pritje të modelit të radhës së kësaj kompanie.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.