Gjëndra tiroide është organ i vogël dhe në formë të fluturës, e cila gjendet në pjesën e përparme të fytit.
Ndonëse i vogël, ky organ ka rol tejet të madh dhe kritik në funksionimin e organizmit.
Derisa kohëve të fundit sëmundjet e tiroides janë shpeshtuar, me theks të veçantë te vajzat dhe gratë.
Sipas endokrinologut, Elton Bahtiri, mosfunksionimi i duhur i gjëndrës tiroide ndikon në metabolizëm, në fertilitet te gratë dhe në shumë procese tjera.
Ndaj edhe simptomat janë të shumta, kur tiroidja pëson çrregullime sikurse që janë, humbje ose shtim të peshës trupore, çrregullim të ritmit të zemrës, mos durueshmëri e të nxehtit ose të ftohtit, çrregullim i ciklit menstrual te vajzat/gratë, probleme me gjumin dhe harresën.
Si shkak i këtyre manifestimeve, specialisti Bahtiri, shton se në shumicën e rasteve pacientët vonohen në diagnostikim, ndaj bën thirrje te profesionistët shëndetësorë që analiza për statusit e tiroides të jetë në mesin atyre primare.
Para 14 vjetësh, 25 maji është caktuar si Ditë Botërore e Tiroides, ku në shumë vende të botës i dedikohet edhe java e ndërgjegjësimit për sëmundjet në këtë organ.
https://www.youtube.com/watch?v=jmmYIaGXPSQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.