Numri i rasteve të vdekjeve ditore në Itali ka shënuar një rritje të lehtë. Pas katër ditë të rënies së shifrave, sot janë regjistruar 162 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Më këto të dhëna Italia shënon 32 mijë e 169 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile, transmeton Klan Kosova.
Nga e hëna në Italia ka nisur rihapja e bareve, restoranteve, dyqaneve me pakicë, salloneve të frizerëve dhe muzetë. Krejt kjo pas afro dhjetë javësh të izolimit.
Italia është e treta me numrin më të lartë të vdekjeve në botë si pasojë e Covid-19. Para saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Numri i rasteve totale të të infektuarve me virusin korona në Itali kalon mbi 226 mijë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.