Suedia ka regjistruar 15 mijë e 84 raste të reja me COVID-19 që nga e premtja, përfshirë këtu 2 mijë e 178 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Shëndetësisë.
Kjo është një rënie e lehtë në numrin e rasteve të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë javën e kaluar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Kujtojmë se kishte 6 mijë e 743 raste të reja të regjistruara vetëm të premten, numri më i lartë ditor i regjistruar që nga fillimi i pandemisë në Suedi.
Teksa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 6 mijë e 225.
Kujtojmë se Suedi asnjëherë nuk ka pasur bllokim kombëtar teksa Qeveria të hënën njoftoi se me masat e reja ndalohet grumbullimi në vende publike në mbi tetë njerëz përfshirë këtu baret dhe restorante.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.