Numri i viktimava nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 142,080 ku vetëm 930 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
ShBA vazhdon të mbetet rajoni më i goditur për numrin e të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, njofton Klan Kosova
Sipas World Meters gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus është rritur për 72.743 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.771.101 të infektuar.
New York-ut mbetet vendi më i godituri në SHBA, me gjithsej 432.412 raste të konfirmuara dhe 32.535 viktima.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.