Zgjedhja e karrierës së duhur dhe aplikimi në një institucion është një çeshtje e rëndësishme që determinon të ardhmen e njerëzve.
Qëllimi i orientimit në karrierë gjatë arsimimit është të ndihmojë të rinjtë të marrin vendime realiste dhe të përgatitën për tregun e punës.
Në emisionin Familja Ime në Klan Kosova është diskutuar rreth udhëzimit dhe orentimit në karrierë pasi që kjo është një ndër sfidat me të cilat të rinjtë në vendin tonë ballafaqohen në përfundimin e klasës së 9-të duke mos qenë mirë të informuar për atë se cka dëshirojnë të studijojnë në të ardhmen.
Valbona Rraci, eksperte për punësim në projektin “Rritja e punësimit për të rinj“, projekt ky i qeverisë zvicerane tha se viteve të fundit të rinjtë po shprehin gatishmëri që më shumë të jenë pjesë e shkollave profesionale duke i lënë anash pak gjimnazet.
https://www.youtube.com/watch?v=WS-vBmrw8ao
“Shkollat profesionale gjithnjë e më shumë po bëhen si një zgjidhje e parë,jo vetëm pë rata të cilet qëllim në karrier e kanë punësimin qasjen në tregun e punës, por edhe për atë kategori të nxënësve të cilet kanë vendos t’i vazhdojnë studimet.
“Sot shkolla profesionale po shihet si një vend ku ata po përgatitën edhe për arsimimin e lart edhe përqindja e regjistrimit në shkolla profesionale është në rritje”
E një tjetër sfidë e studenteve të cilët janë në përfundim të studimeve është edhe qasja në tregun e punës, ndërkaq Qendra për Zhvillim të Karrierës brenda UP-së vazhdon t’ ju ndihmojë studentëve që të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës. Këtë gjë e tha edhe gjatë emisionit “Familja ime edhe Elmedina Nikoçeviq-Kurti nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës.
https://www.youtube.com/watch?v=1HOFnl4elGo
“Qendra e karrierës ka filluar punën në mënyrë që studentet tanë të kemi mundësinë t’i mbështesim tek pjesa e ndërlidhjes me tregun e punës. Ne e dimë që të gjithë e kanë përzgjedh programin e studimeve por qëllimi është që ata gjatë studimeve të jenë sa më të angazhuar”.
“Ne mundomi që studentet tanë t’i vetëdijesojmë që nuk është fokusi vetëm tek programi studimor që kanë zgjedhur por sa janë të gatshëm për tregun e punës”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.