Numri i vdekjeve në Kinë kishte qenë në afro 3300 për javë me radhë - deri sot, kur u rrit në më shumë 4600.
Kjo për shkak se qyteti i Wuhanit, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, ngriti numrin e vdekjeve me 50% - që janë 1 mijë e 290 raste - duke ia atribuar raportimit të azhurnuar dhe me përfshirjen e vdekjeve jashtë spitaleve.
Duke publikuar numrin e korrigjuar, zyrtarët e qytetit të Wuhanit këmbëngulën se nuk kishte asnjë mbulim të shifrave të vërteta, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
11 milionë banorët e Wuhanit kaluan 11 javë në kushte të ashpra bllokimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.