Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se po është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave.
“Rritje e vigjilencës deri në hapje”, tha shkurt Elshani për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/njso-monitoron-punishten-e-urave-ne-iber-video/
Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë.
Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.