Krimet me përmbajtje urrejtjeje ndaj futbollistëve në Angli janë katërfishuar këtë sezon.
Njësia speciale e policisë kërkon krijimin e një strukture të re për të luftuar racizmin në futboll.
Futbollistja Kira Rai, e cila luan për Peterborough United, ka përjetuar fyerje raciste në rrjetet sociale, edhe pse luan në ligat e ulëta. Ajo thotë se është e vështirë të përballosh urrejtjen, veçanërisht kur sapo ke nisur një kapitull të ri në karrierë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Shefi i policisë Mark Roberts tha se raportimet e rasteve që plotësojnë kriteret penale janë rritur ndjeshëm, duke shënuar 154 raste vetëm këtë sezon. Ai thekson se urrejtja online po kalon edhe në stadiume.
Një nga rastet më të ndjekura është ai i Jess Carter, që përjetoi fyerje raciste gjatë Euro 2025 dhe u detyrua të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale. Hetimet vijojnë, por askush nuk është akuzuar ende.
Shefi i policisë Mark Roberts kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes policisë, federatave dhe organizatave kundër racizmit për të ndaluar këtë fenomen.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.