Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për vendimin lidhur me pagën e 13-të, e cila u aplikua vetëm për sektorin publik.
Para fillimit të seancës së Kuvendit, Tahiri deklaroi për media se ky vendim buron nga zotimet paraelektorale.
Ai theksoi se qeveria duhet urgjentisht të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të punëtorëve të sektorit privat, duke kërkuar trajtim më të drejtë.
“E di që një ndër temat thelbësore është paga e 130-të për sektorin publik, e kam në plan me adresu çështjen qysh e mendoj unë. Rroga e 13-të për publikun, për 80 mijë njerëz as nuk ka qëllim me zbutë varfërinë as nuk ka qëllim me ulë pabarazinë, është vetëm një veprim që ka buruar prej zotimit paraelektoral, dhe duke ditë që mund të shkojmë në zgjedhje, mund të ketë ndonjë ndikim në votë, dhe ndikim në zgjedhjet që mund të vijnë”, deklaroi Tahiri, njofton Klankosova.tv.
“Ajo që iu them sot të gjithë anëtarëve të kabinetit të qeverisë, është marre me ia shpërnda pagën e 13-të sektorit publik e mos me ndihmuar askënd në sektorin privat. Sot mendja e njerëzve që kanë pak integritet e marre është të ai punëtori që është në ndërtimtari, ai që është në skele dhe ajo që është në supermarket, dhe tek ju gazetarë që punoni mbi orarin tetëorësh”.
“Kjo rrogë mua as nuk më varfëron e as nuk më pasuron më shumë. Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të marrë veprime për punëtorët që janë në sektorin privat. Duhet të tregojnë se çka bëjnë për gratë dhe burrat që sot janë të mërzitur dhe urrejnë secilin prej njerëzve që po marrin rrogë pa meritë, rrogë të 13-të pa bë sen, a e kemi lypë? Jo, është zotim zgjedhor elektoral”, tha në fund deputeti.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.