Policia është deklaruar për Klankosova.tv lidhur me një vetaksident që ka ndodhur në hyrje të autostradës "Ibrahim Rugova", ku një veturë është rrokullisur.
Ngjarja konkretisht ka ndodhur në Bresje (në segmentin Bresje-Veternik).
Zëdhënësi Bajram Krasniqi, tha se nuk ka të lënduar në këtë rast.
"Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në Bresje (segmenti Bresje-Veternik). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Nga aksidenti nuk ka të lënduar", deklaroi ai.
https://klankosova.tv/rrokulliset-nje-1veture-ne-1hyrje-te-autostrades-foto/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.