Lajmet e fundit

Kampioni legjendar , Muhammed Ali edhe pas vdekjes së tij vazhdon të nderohet në SHBA, transmeton Klan Kosova.
Të martën, vajza e bokiserit legjendar Laila Ali në profilin e saj në Instagram, ka treguar se në rrugën në të cilën gjendet stadiumi në Manhattan të New Yorkut në SHBA ku bokseri legjendar kishte zhvilluar meçin është ngjitur tabela që mban emrin e Muhammed Ali.
Në këndin ku bashkohet rruga 33 dhe 7 nga ana e stadiumit, ku gjendet Madison Square Garden e cila ishte pritëse e shumë përballjeve të rëndësishme të Muhammed Ali, u vendos tabela "Muhammad Ali Way".