Kryeqyteti gjatë gjithë ditës së premte u përball me kaos të cilit nuk iu ndanë as boritë e veturave.
Kolonat e gjata në gjithë Prishtinën u shkaktuan si pasojë e testimit të qarkores së brendshme.
Qytetarët, që pritën me orë nëpër kolona, nuk e pritën mirë këtë test, derisa për t'u dhënë më shumë sqarime në rrugë ishte edhe policia që kishte dalur për të drejtuar komunikacionin.
Faze e tretë e testimit të qarkores së brendshme të Prishtinës do të vazhdojë edhe dy ditët e vikendit. Vëzhgimi i suksesit apo mo suksesit te saj përveç nga zyrtarët komunalë po bëhet edhe me dron.
https://www.youtube.com/watch?v=NmOHply8TYM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.