Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga është pastruar nga bora, megjithatë, për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore, transmeton Klankosova.tv.
“Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e KALUESHME për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kosova dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.