Nuk bënë të nisesh për në majën më të lartë në Afrikë e të mos e mësosh këngën që vendësit ia kanë kushtuar asaj.
E kësaj radhe, rrugën 4 ditore për të arritur deri në Uhru në kokë të Kilimanxharos, e kanë mësyrë 22 alpinistë kosovarë.
Deri në pikën prej 4800 metrash lartësi, këta shoqërohen nga 69 kujdestarë vendës, të cilët pjesëtarëve të Klubit Alpin Prishtinë, u përgatisin tendat për fjetje dhe ushqim të nxehtë në 3 racione.
Por, nga kjo lartësi rruga bëhet pa kujdestarë. Udha për majën prej 5895 metrash lartësi fillon në natën e 6 marsit në ora 11e30.
Nga këtu e tutje secili e sfidon vehteb, pasiqë efektet e mungesës së oksigjenit shfaqen në forma të ndryshme.
Veçse fortë e veçantë është ndjenja që të përjetohet lindja e diellit në 5500 metra lartësi mbidetare, njofton Klan Kosova.
Në ora 7 të mëngjesit grupi arrini tek pika stella e cila shënon fillimin e kraterit të vullkanit të shuar të Kilimanxharos në 5756 metra.
E vështirësitë shtohen derisa afrohet maja e Kilimanxharos.
Kjo pjesë kryhet në orën 8 më 7 mars. E në mesin e 20 personave që janë ekipi i tretë kosovarë që arrin këtu në Uhru, për herë të parë ka edhe femra. Janë 8 sosh.
E të gjithë këta lexojnë urimin që konfirmon fundin e rrugës përpjetë.
Lodhja vërehet tek secili.
Por secili po e njeh veten në një dimension të ri. Duke zhvilluar luftë të brendshme me organizmin dhe mendjen.
Veçse mungesa e oksigjenit nuk lejon që këtu të qëndrohet më shumë se 45 minuta për të shikuar pamjet magjepse.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
https://youtu.be/ZpqR_3AGJ_U
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.