Duke vozitur nëpër në një rrugë malore të mbuluar me borë, nëna e re bashkë me gjashtë fëmijët e saj e ulur në karrigen e pasme të një makine largohet nga kampi i improvizuar në Afganistanin veriperëndimor.
Me vetëm një batanije që të ngrohet, nëntëvjeçarja Parwana Malik shtrihet në prehrin e nënës pranë vëllezërve dhe motrave të saj, ndërsa familja shpëtohet nga një grup i njerëzve që shpëtojnë vajzat nga martesat e fëmijëve.
"Jam vërtet e lumtur. Njerëzit e mirë më shpëtuan nga burri im dhe burri im është plak”, tha Parwana gjatë udhëtimit.
Muajin e kaluar, CNN kishte raportuar se Parwana dhe disa vajza të tjera të mitura po shiteshin nga baballarët e tyre në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjeve të tyre të kishin çka të hanin.
Në atë kohë babai i Parwanas, Abdul Malik, kishte thënë se vajza e tij kishte qarë gjithë ditën dhe natën duke e lutur që të mos e shiste atë sepse donte që të shkonte në shkollë.
Pas një kundërshtimi ndërkombëtar, Parëana u kthye te familja e saj. Në ndërkohë që organizata joqeveritare amerikane Too Young to Wed (TYTW)u përfshi gjithashtu që të zhvendosë vajzat e mitura, nënat e tyre dhe vëllezërit e motrat e tyre në shtëpi të sigurta.
“Kjo është zgjidhje e përkohshme. Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë realisht është që ta parandalojmë shitjen e vajzave të mitura”.
https://edition.cnn.com/2021/12/02/asia/afghanistan-parwana-girls-marriage-intl-hnk-dst/index.html?fbclid=IwAR30mhSZlBSjALr77ehVDWWHULWkyTlhaiFPO9j6fhtDv6bqJKwYd1GEkNI●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.