Një grua 67-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
ABCNews.al shkruan se e ndjera ishte me inicialet P.P. dhe se incidenti vdekjeprurës ka ndodhur në oborrit e shtëpisë së saj, transmeton Klankosova.tv.
“Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, citon ABCNews.al, Policinë e Shtetit.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.