Lajmet e fundit

Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova mund të ndiqni:
Nga një protestë studentore, në një debat të madh për barazinë, gjuhën dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
- Pse gjuha shqipe vazhdon të trajtohet si problem, e jo si e drejtë kushtetuese?
- Sa të barabartë janë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut?
- A po lëkundet modeli i bashkëjetesës multietnike?
- Dhe a po zbehet fryma e Marrëveshjes së Ohrit?
Për këto dhe të tjera, sonte me Arben Ratkocerin, Blendi Hodain, Yll Paçukun, Sefer Selimin, Aida Dërgutin dhe Azdren Shalën.
Klan Kosova, 20:45.
