Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, ka folur në disa media amerikane lidhur me kapjen e Nicolas Maduro.
Ai ka qenë në NBC, ku u pyet nëse ShBA-ja është në luftë me Venezuelën.
"Kjo nuk është luftë", thotë ai, transmeton Klankosova.tv.
"Dua të them se ne jemi në luftë kundër organizatave të trafikimit të drogës. Kjo nuk është një luftë kundër Venezuelës."
Ai thotë se sekuestrimi i anijeve "që sillnin drogë drejt Shteteve të Bashkuara" do të vazhdojë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.