Lajmet e fundit

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta nga banorët e Rugovës, të cilët kanë zhvilluar një protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Ata pohuan se ky vendim do t’i pengojë në përdorimin e pronave të tyre private, duke i vënë atyre kufizime të mëdha për zhvillim dhe ndërtim.
Një nga banorët e Rugovës shprehu shqetësimin e tij, duke thënë: “Kam dalë në protestë për ta mbrojtur tokën tonë private dhe për të mos lejuar që të ndodhin bllokada si në vitet e 90-ta, kërkojmë që ky vendim të anulohet.”
Banorët theksuan se nuk ka prona shtetërore në zonat e caktuara, dhe sipas tyre, ata duhet të kenë mundësinë të përdorin pronat e tyre si të duan.