Jeta jashtë shtëpisë do të thotë heqje dorë nga komforet që ajo ofron.
Të gjithë ata që duan të qëndrojnë pak larg shtëpisë dhe të flenë nën yje urrejnë idenë e të qenit shumë të kufizuar, transmeton Klan Kosova.
Por falë shtëpisë në miniaturë, një ruloje vërtetë luksoze – Escape Traveler XL, ata mund t’i shijojnë shumicën e komforeve që ofron shtëpia.
Ruloja me 30 metra katror, me interier druri, dritare sa lartësia e saj, kuzhinë të plotë, dhomë dite dhe televizor të madh është luksi maksimal në këtë lloj strukture.
Shtesat mund të përfshijnë sistem energjie solare, tualet dhe vaskë luksoze, me çmimin që fillon në 72,000 dollarë.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.