Një gjykatë ruse ka hedhur poshtë ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër paraburgimit të tij.
Ai u paraqit në gjykatë në Moskë të martën - hera e parë që ishte parë në publik për javë të tëra.
Gjykata hodhi poshtë ofertën e ekipit të tij ligjor për ta liruar atë me kusht duke ofruar një garanci prej 50 milionë rubla për ta vënë në arrest shtëpiak.
Gershkovich do të qëndrojë në një ish-burg të KGB-së të paktën deri më 29 maj.
Së bashku me avokaten e tij në sallën e gjyqit ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Moskë, Lynne Tracy.
https://www.youtube.com/watch?v=iAWHxSmqaaI
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.