Gjashtë persona janë arrestuar në Shën Petersburg nën dyshimin se kanë rekrutuar anëtarë për grupin ekstremist, Shteti Islamik.
Të dyshuarit janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe kanë qenë aktiv që nga nëntori i vitit të shkuar, kanë thënë zyrtarë rusë.
Nuk ka asnjë dëshmi se ata janë të lidhur me Akbarzhon Jalilov, i lindur në Kirgistan i cili është i dyshuar për bombardimin e metrosë së Shën Petersburgut, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Sulmi i së hënës vrau 14 persona dhe plagosi pothuajse 50 të tjerë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.