Rusia ka bllokuar Snapchat-in dhe shërbimin FaceTime të Apple, duke i akuzuar platformat se po përdoren për organizim aktesh terroriste dhe rekrutim brenda vendit.
Vendimi, i marrë më 10 tetor, u bë publik këtë javë, ndërsa kompanitë amerikane nuk kanë komentuar, shkruan Aljazeera transmeton Klankosova.tv.
Bllokimi vjen si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj teknologjisë së huaj pas luftës në Ukrainë. Moska ka ndaluar më herët Facebook-un, Instagram-in, X-in, si edhe aplikacionet e mesazheve Signal dhe Viber.
Edhe thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram janë kufizuar.
Autoritetet po bllokojnë gjithnjë e më shumë edhe VPN-të, ndërsa promovojnë aplikacionin vendas MAX, tashmë të detyrueshëm në pajisjet e reja dhe i gatshëm të ndajë të dhëna me qeverinë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.