Raportohet se Rusia ka dërguar një nëndetëse dhe anije të tjera për të shoqëruar një cisternë nafte - e cila po ndiqet gjithashtu nga forcat amerikane - përtej Atlantikut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Anija, aktualisht midis Islandës dhe Ishujve Britanikë, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të ShBA-së dhe transportim të naftës iraniane.
Historikisht ka transportuar naftë bruto venezueliane, por raportohet se është bosh për momentin.
E quajtur më parë Bella 1, emri i saj është ndryshuar në Marinera dhe gjithashtu thuhet se është riflamuar nga një anije gujaneze në një anije ruse.
Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se po urdhëronte një "bllokadë" të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, një veprim që qeveria atje e përshkroi si "vjedhje".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.