Rusia është një nga gjashtë shtetet që mund të mos marrë pjesë fare në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Në këtë pikë kritike janë edhe Etiopia, Maroko, Ukrania, Kenia dhe Bjellorusia të cilat janë suspenduar nga trupa drejtuese e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimet për përdorim të dopingut.
Se Rusia ende nuk është gati për Rio e ka thënë presidenti i IAAF, Lord Coe.
Një taskforcë e vënë nga Coe, ka deklaruar se Russia ka bërë një progres të konsiderueshëm por që ka punë ende për t’u bërë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.