Aksidentet me rastin e bërjes së selfie-ve nuk janë të rralla. Për këtë arsye autoritetet ruse janë duke sensibilizuar qytetarët për rrezikun që në disa raste paraqet shkrepja e selfie-ve. Kjo pasi të paktën 100 persona kanë vdekur duke shkrepur selfie në pozita dhe situate të rrezikshme.
Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se ka ndaluar bërjen e selfieve në situata dhe lokacione të caktuara. Ajo poashtu u ka krijuar imazhe, sikur shenjat rrugore, për të treguar për rrezikun që selfie të caktuara kanë për jetën.

Për këtë arsye janë të ndaluara selfiet para trenave, në ndërtesa të larta, para kafshëve të rrezikshme, etj.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.