Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka raportuar se Rusia ka pushtuar qytetin Siversk në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ishte informuar për këtë pushtim, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
Qyteti Siversk shtrihet rreth 35 kilometra në veri të qytetit tjetër ukrainas, Bakhmut, i cili ishte një fushë beteje e ashpër që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022, përpara se të binte nën kontrollin rus në fillim të këtij viti.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.