Rusia raportoi 9,623 raste të reja të koronavirusit - rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë - duke e çuar numrin në 124.0554 gjithsej, kryesisht në kryeqytet, Moskë.
Numri i vdekjeve në mbarë vendin u rrit në 1,222 pasi 57 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, tha të shtunën qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus të Rusisë, njofton Klan Kosova.
Megjithë masat e bllokimit, numrat e të infektuarve janë rritur me një normë alarmante në ditë, në vendin më të madh në botë për nga sipërfaqja.
Moska është pjesa më e prekur nga Rusia, që ka rreth 62.600 raste, rreth gjysmën e numrit total.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.