Siguria ishte më e lartë se zakonisht, numri i forcave të rendit u rrit ngase Hiroshima e Japonisë ishte qytet nikoqir i Samitit të G7.
Qyteti u konsiderua kujtesa e përshtatshme e rreziqeve të luftës bërthamore, derisa flitet për kërcënimin e Rusisë dhe konfliktin e saj në Ukrainë, raporton Klan Kosova.
Andaj edhe dita e takimeve nis me homazhe për viktimat e shpërthimit të parë atomik në botë në Memorialin e Paqes ku edhe u mboll nga një pemë.
Më pastaj vazhduan takimet, ku udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës ranë dakord të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, teksa riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.
E pjesëmarrja fizike e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në këtë takim, e cila u paralajmërua të jetë virtuale, u konsiderua shumë e rëndësishme.
Grupi bëri të ditur se paketa e re e sanksioneve do të rrisë kostot për Moskën, por dhe ata që po mbështesin përpjekjet e saj të luftës.
E reagimi i rusëve nuk mungoi, duke thënë se Samiti po synon parandalim të dyfishtë, të Rusisë e Kinës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://youtu.be/kq47Ga9iVGs
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.