Të paktën shtatë persona u plagosën kur dronët rusë goditën një bllok apartamentesh në qytetin verilindor të Ukrainës, Okhtyrka, në rajonin Sumy, tha të hënën guvernatori Oleh Hryhorov.
Rajoni i Sumy-t, i cili kufizohet me Rusinë, është përballur pothuajse çdo ditë me bombardime dhe sulme me dronë që kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, një luftë që tani po i afrohet vitit të katërt, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Hryhorov tha në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram se të plagosurit ishin dërguar në spital, ku dy prej tyre u shtruan në spital. Të tjerët morën trajtim dhe u liruan.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.