Një burrë nga Karolina e Veriut tha se ndjekja e "rutinës së tij normale" e çoi në fitimin e një xhekpoti të lotarisë me vlerë 827 mijë e 330 dollarë.
Chad Lequire nga Whittier u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se ai bleu biletën gjatë një ndalese në autostradë.
"Ishte vetëm një pjesë e rutinës sime normale" tha Lequire. "Dhe kjo është loja që më pëlqen të luaj".
Bileta prej 10 dollarësh e Lequire i dha atij një xhekpot progresiv prej 827,330 dollarësh.
"Unë kurrë nuk kam fituar diçka të madhe si kjo më parë", tha Lequire.
Burri fatlum tregoi se do t’i përdorë fitimet e tij për të blerë një shtëpi, për të shlyer faturat dhe për ta ndihmuar familjen.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.