Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim në Bruksel me Këshilltarin Federal zviceran Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).
Rutte përmes një postimi në rrjetin social X, falënderoi shtetin zviceran në misionin paqeruajtës të NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën”, shkroi Rutte në X.
Good to meet with Federal Councillor Martin Pfister @vbs_ddps and thank him for #Switzerland's contribution to NATO's KFOR peacekeeping mission in Kosovo.
We also discussed ways to further our cooperation with ?? pic.twitter.com/JLM3wrhlUO
— Mark Rutte (@SecGenNATO) December 1, 2025
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.